Lajme të këqija për Van Gaalin dhe Inzaghin

Futboll

Lajme të këqija për Van Gaalin dhe Inzaghin

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 11:06
Lajme të këqija për Van Gaal dhe Inzaghin

Holanda komplikoi kalimin për në Katar 2022, pasi shpërdoroi një avantazh të dyfishtë në transfertën ndaj Malit të Zi dhe mori vetëm një pikë, teksa tani do të luajë gjithçka në ndeshjen e fundit eliminatore, ndaj Norvegjisë në Amsterdam.

Megjithatë lajmi më shqetësues për trajnerin Louis Van Gaal është dëmtimi i qendër-mbrojtësit Stefan De Vrij, që në minutën e 90’ të sfidës në Podgoricë ndjeu një problem muskulor dhe u zëvendësua menjëherë nga De Ligt.

Skuadra holandeze pritet të rikthehet sot në Amsterdam, ku De Vrij do të kryejë edhe ekzaminimet e nevojshme mjekësore, për të verifikuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit, teksa gjithçka pritet me ankth edhe nga Simone Inzaghi.

Kjo pasi holandezi shihet si një element shumë i rëndësishëm në qendër të mbrojtjes dhe një dëmtim i tij në këtë fazë të kampionatit do të komplikonte jo pak punën edhe për kampionët në fuqi të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat