Ëndrra për një vend në “play off”

Futboll

Ëndrra për një vend në “play off”

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 11:18
Ëndrra për një vend në “play off”

Ëndrra për një vend në “play off”-et e Kupës së Botërs që nisi në muajin mars përfundon në pak ditë.

“Sporteli“ i biletave për në Katar është drejt mbylljes dhe Kombëtarja e Shqipërisë nuk qendron në radhë për një të tillë. Më 15 nëntor kualifikueset për Kupën e Botës do të jenë një kapitull i mbyllur për Shqipërinë, me shpresën e arritjes së vendit të tretë në grup.

Vetëm një muaj më pas, më 16 nëntor kuqezinjtë do të mësojnë shortin për edicionin e radhës, atë të Ligës së Kombëve. Ekipi ynë kombëtar gjendet në Ligën B, ku e pret një nivel më i lartë vështirësie nga një edicion më parë kur luantë në një ligë më poshtë.

Ndërkohë Liga e Kombeve për sezonin 2022/2023 do të nisë në qershorin e ardhshëm, me ndeshjet e para që do të zhvillohen në datat 2-8 qershor. Kjo do të jetë edhe periudha kur do të mund të shohim sërish kuqezinjtë në fushën e lojës në ndeshje zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat