Shqiptarja tregon se edhe futbollistët e kanë ngacmuar

Futboll

Shqiptarja tregon se edhe futbollistët e kanë ngacmuar

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 12:14
Shqiptarja tregon se edhe futbollistët e kanë ngacmuar

Moderatorja Eva Murati ka qenë këtë të shtunë e ftuar në Jonida’s Room.

Në rubrikën e pyetjeve “Boom” ajo është ngacmuar me disa pyetje të sikletshme por që i është përgjigjur me shumë sportivitet.

E pyetur nëse e kanë ngacmuar në Instagram personazhe të huaj, ajo është shprehur që po dhe ata kanë qenë kryesisht futbollistë.

“Nuk e kisha menduar kurrë që unë nga Shqipëria e vogël të kisha komunikim të drejtpërdrejtë me ta, a thua se i kam patur shokë klase.

Unë nuk jam kiss and tell dhe nuk do të tregojë emra, por mund të them që kanë qenë nga bota e sportit dhe këngëtarë. Madje një miku im regjisor më tha, po ti flet edhe me ndonjë aktor se na duhen”, ka thënë Eva.

Ndërsa e pyetur për statusin e saj momentalisht ajo ka thënë se është single momentalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat