Mancini në presion

Futboll

Mancini në presion

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 13:55
Mancini në presion

Roberto Mancini është gati të ndryshojë Italinë.

Axurrët do të kërkojnë kualifikimin në Katar 2022 mbrëmjen e nesërme në fushën e Irlandës së Veriut.

Pas barazimit me Zvicrën, Mancio është gati të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar.

Sipas La Gazzetta dello Sport, do të jenë Manuel Locatelli dhe Andrea Belotti që do të ulen në stol.

Duke patur parasysh se zgjedhjet në mbrojtje janë pothuajse të detyruara (do të jetë e njëjta e parë në Olimpico), në mesfushë duhet të luajë nga minuta e parë Sandro Tonali, me Jorginho dhe Barella të konfirmuar.

Në sulm, është pothuajse i sigurt për aktivizimin Domenico Berardi dhe përjashtimi i Belotti-t nga formacioni titullar.

Tani duhet kuptuar nëse Mancini do të zgjedhë sulmin e “ulët”, me Insigne-n dhe Chiesa-n në krah të yllit të Sassuolo-s, se nëse do të zgjedhë një sulmues “të vërtetë”.

Në këtë rast, mund t’i ttakojë Gianluca Scamacca-s, me Berardi-n plus njërin mes napolitanit dhe juventinit në të majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat