Çfarë po ndodh tek Italia?

Futboll

Çfarë po ndodh tek Italia?

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 14:06
Çfarë po ndodh tek Italia?

Situatë e pabesueshme te kombëtarja e Italisë. Pas dëmtimeve të Immobile dhe Chiellini, pa harruar mungesat e Verratti, Pellegrini dhe Zaniolo, një tjetër lojtar largohet nga grumbullimi pas Bastoni-t, Calabrias dhe Biraghi-t.

Bëhet fjalë për Salvatore Sirigu, portieri i Genoa-s, i cili ka qenë i detyruar të përshëndetet me grupin dhe të kthehet në Liguria.

Akoma nuk dihen detajet e dëmtimit, por lojtari nuk do të udhëtojë me Italinë për në Belfast, ku formacioni i Mancini-t do të sfidojë të hënën në mbrëmje Irlandën e Veriut.

Megjithatë, Italia është e mbuluar në mbrojtje, duke parë se trajneri i italianëve ka grumbulluar 4 portierë.

Një periudhë e mallkuar për Axurrët që në këtë javë të fundit kanë humbur shumë lojtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat