Liverpool pa tre lojtarë

Futboll

Liverpool pa tre lojtarë

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 17:16
Liverpool pa tre lojtarë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp mund të jetë pa tre lojtarë kyç për ndeshjen ndaj Arsenalit në Premier League të shtunën.

Sadio Mane dhe Jordan Henderson u larguan nga grumbullimet pas lëndimeve që pësuan me kombëtaret, duke iu bashkuar Roberto Firminos, transmeton Indeksonline.

Kapiteni i Liverpool, Henderson shënoi dhe plotësoi 90 minutat në fitoren 5-0 ndaj Shqipërisë të premten.

Ai, së bashku me anësorin e Manchester Cityt , Jack Grealish, janë rikthyer në klubin e tij për vlerësim të mëtejshëm për një dëmtim të paspecifikuar.

Mane, ndërkohë, u largua nga barazimi 1-1 i Senegalit me Togon të enjten, megjithëse lëndimi i tij është përshkruar si “asgjë serioze” nga menaxheri i tij ndërkombëtar Aliou Cisse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat