Gjermania e deklason Armeninë

Futboll

Gjermania e deklason Armeninë

Nga: K.Goca Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 19:50
Gjermania e deklason Armeninë

Kombëtarja e Gjermanisë pa ndonjë problem e ka mposhtur me rezultat 4:1 Armeninë, në ndeshjen që u zhvillua në Yerevan.

Armenia pësoi humbjen tjetër të radhës pas asaj 5:0 nga Maqedonia e Veriut. 

Për gjermanët shënuan futbollistët Havertz (15'), Gundogan (45+4'-nga penalltia, 50'), Hofman (65') dhe për armenët Mkhitaryan (59').

Gjermania siç dihet e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Gjermanët e mbyllin Grupin J në pozitën e parë me 27 pikë, ndërsa Armenia është në të katërtin me 12 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat