Barcelona kërkon Sterlingun

Futboll

Barcelona kërkon Sterlingun

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 21:07
Raheem Sterling

Barcelona është e interesuar të vendos opsion blerje në marrëveshjen për huazimin e sulmuesit Raheem Sterling nga Manchester City.

26-vjeçari vazhdon të mos arrijë të jetë titullar nën urdhrat e Pep Guardiola dhe ka pranuar që do ishte i hapur për një tjetër sfidë.

Barcelona kërkon ta bind gjigantin e Premierligës ta lejojë futbollistin të largohet në janar në formë huazimi.

Sipas The Mirror, Barcelona kërkon që në marrëveshjen e huazimit të përfshihet edhe mundësia për blerjen në sezonin 2022/23.

Raporti shton se Barcelona shpreson që City të pranojë ta lejojë të largohet në një ligë tjetër në mënyrë që të mos e përforcojë ndonjë rival anglez.

Sterling ka shënuar dy gola dhe dhuruar dy asistime në 15 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe do bëhet agjent i lirë në vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat