Media greke vajton: Greqia nuk ia doli kundër Kosovës

Futboll

Media greke vajton: Greqia nuk ia doli kundër Kosovës

Nga: K.Goca Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 23:05
Media greke vajton: Greqia nuk ia doli kundër Kosovës

Media greke “gazzetta.gr” vajton barazimin e Greqisë me rezultat 1:1 me Kosovën, në ndeshjen e fundit të Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.   

“Greqia luftoi për një ‘finale të ëmbël’, por ndonëse ishte në avantazh me golin e Masouras, këtë herë nuk ia doli kundër Kosovës”, shkruan mes të tjera.

Kosova tregoi lojë të madhe në 15 minutat e fundit, kur pati edhe dy raste ideale përveç golit, ndërsa pjesa tjetër i takoi vendasve.

Kosova përfundon në vend të pestë me 5 pikë e Greqia në të tretën me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat