Ylli i Portugalisë kërkon falje për atë katastrofë që iu ndodhi me Serbinë!

Futboll

Ylli i Portugalisë kërkon falje për atë katastrofë që iu ndodhi me Serbinë!

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 23:42
Ylli i Portugalisë kërkon falje për atë katastrofë që iu ndodhi me Serbinë!

Ylli i Portugalisë kërkon falje për atë katastrofë që iu ndodhi me Serbinë!

Portugalia u mund (0:1) në shtëpi nga Serbia dhe pa se si kundërshtari siguruan biletën në Botëror, ndërsa tani duhet të provojë ankthin e play-off për të siguruar biletën për atë turne.

Bernardo Silva e ka cilësuar të tmerrshme provën e ekipit të tij sot, duke argumentuar se nuk kishte bërë asgjë nga plani që kishin në fillim.

“Ishte një ndeshje e tmerrshme për Portugalinë. Ia dolëm të shënonim një gol të shpejtë, por pastaj ndalëm së luajturi. Kam mbetur pa fjalë. Duhet të bëjmë më shumë se sa kemi bërë sot.

Kemi një ndeshje play-off ku duhet të bëjmë më të mirën. Në fushën tonë, me 65 mijë vetë, duhej të bënim më mirë. Dua të kërkoj falje pasi ata erdhën të shihnin një ndeshje që nuk duhej ta kishin parë.

Plani ishte të mundoheshim të fitonim këtë ndeshje, të mbanim topin. Por kjo nuk ndodhi në asnjë moment në këtë sfidë. Me cilësinë e lojtarëve që kemi dhe duke luajtur në shtëpi, është e papranueshme. Duhet të shohim atë që gabuam dhe të përmirësojmë atë që nga ky moment, e deri në mars”, tha futbollisti i Portugalisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat