PSG rivalizon Madridin për shërbimet e Kessie

Futboll

PSG rivalizon Madridin për shërbimet e Kessie

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 23:58
Kessie

Real Madrid që është i interesuar për yllin e AC Milanit, Franck Kessie është duke u rivalizuar nga PSG.

Kessie shihet si opsion për “Los Blancos” që disa muaj, pasi marrëveshja për rinovimin me “Rossonerët” nuk është duke ndodhur.

Mesfushori i Bregut të Fildishtë i skadon kontrata në sezonin 2021/22 dhe mund të negociojë me ndonjë klub joitalian qysh nga janari.

Sipas Diario AS, Real Madrid është duke monitoruar situatën dhe do bëjnë lëvizje për 24-vjeçarin në rast që nuk rinovon.

Sidoqoftë, në garë për Kessie, është edhe PSG që iu pëlqen të marrin agjent të lirë, ndërsa duan edhe t’i ‘hakmerren’ skuadrës spanjolle që ia morën Eduardo Camavingan verën që lamë pas

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat