“I pari që duhet ti thojë të tjerëve mos kini frikë“, Hidi çuditet me Hysajn: Ka luajtur në Champions, nuk është më pak se “Wembley”

Futboll

“I pari që duhet ti thojë të tjerëve mos kini frikë“, Hidi çuditet me Hysajn: Ka luajtur në Champions, nuk është më pak se “Wembley”

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 12:49
Elseid Hysaj

Isli Hidi ishte i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport“ në “RTV Ora“, ku u ndje i befasuar nga ajo deklaratë e Elseid Hysajt pas ndeshjes me Anglinë.

Mbrojtësi shkodran do të justifikonte rezultatin me faktin se ekipi kombëtar hyri në fushë me frikë, çka duket e papranueshme për një kapiten të japë një arsyetim të tillë.

Hidi përmend faktin se Hysaj është një nga futbollistët që prej vitesh luan në nivele të larta dhe duhet të ishte i pari që të motivonte lojtarët e tjerë.

“Ne faktikisht kur kemi luajtur kemi qenë në kampionatin shqiptar. Dëgjoj kampitenin e Kombëtares që thotë: “Kemi frikë“.

Ndërkohë që kapiteni i Kombëtares është ndër të parët që duhet të dali atje në fushë të thojë: “Çuna, s’duhet të kemi frikë“, sepse ai luan në nivele të larta. Champions League nuk mendoj që është më pak se “Wembley”.

Që këtu duket tensioni i madh te çdo sportist. Kohët kanë ndryshuar. Nuk është si para 20 vitesh kur lojtarët luanin të gjithë në kampionatin shqiptar dhe kur dilje jashtë e ndjeje veten shumë inferior. Tania ata luajnë në Champions League, duhet të ishin shtylla kryesore e ekipit në të tilla situata, pavarësisht se je në “Wembley””, është shprehur Isli Hidi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat