Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri, me Zvicrën në festë të çmendur, kualifikohen

Futboll

Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri, me Zvicrën në festë të çmendur, kualifikohen

Nga: K.Goca Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 20:46
Xherdan Shaqiri

(E plotësuar) - Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri me Kombëtaren e Zvicrës, në festë të madhe, kualifikohen direkt në Kampionatin Botëror – Katari 2022.

Shaqiri kremton ndeshjen jubilare, të 100-tën në fanellën e saj, në mënyrën më të mirë, me kualifikim.

Zvicra ngadhënjeu me rezultat 4:0 ndaj Bullgarisë.  

Golat i shënuan: Okafor (48'), Vargas (57'), Itten (72'), Freuler (90+1').

Festë e madhe në stadiumin “Swissporarena” në Luzern dhe në përgjithësi shtetin zviceran.

Shaqiri u paraqit standard, duke dhënë tërë atomin e Andi Zeqiri u aktivizua nga minuta e 79-të.
Kastriot Imeri i bashkohet festës, i cili qëndrojë në bankë.  

Zvicra përfundon në vend të parë me 18 pikë, e kualifikohet dhe Italia që barazon (0:0) në Belfast, e bie në vend të dytë me 16 pikë, duke mbetur në play-off.  Shaqiri u zëvendësua në minutën e 90+7.

Italia rrëzohet nga kreu, Zvicra e para dhe në Kampionat Botëror.

///////////////////////////////

79' Andi Zeqiri futet në lojë në minutën e 79-të.

72' Nuk ndalet Zvicra, kurrë më afër kualifikimit në Kampionatin Botëror.  Itten thellon epërsinë në 3:0.

64' Gavranoviç thelln epërsinë në 2:0.

57' Vargas shton epërsinë e Zvicrës, po iu buzëqesh kualifikimi. 

48' Xherdan Shaqiri me Zvicrën ndezin atnmosferën, kurrë më afër... Okafor kalon në epërsi me 1:0 Zvicrën.
Nëse Italia mbetet baras e mbetet ky rezultat i Zvicrës, zviceranët kualifikohen.As në Luzern as në Belfast nuk ka gola në 45 minutat e parë.

Zvicra po luan baras (0:0) me Bullgarinë, ky rezultat nuk i duhet dhe as që kryen punë. Italia po luan baras (0:0) me Irlandën Veriore në Belfast. 

Xherdan Shaqiri me Kombëtarem e Zvicrës janë para sfidës së madhe, jetë a vdekje.

Kapiteni Shaqiri me Zvicrën kërkojnë fitore sa më bindëse bdaj Bullgarinë, me synim që të kualifikohen në Kampionatin Botëror.

Ndeshja fillon në orën 20.45 dhe luhet në stadiumin në Luzern.

Italia kryeson në grupin C me 15 pikë sa ka edhe Zvicra në pozitën e dytë.

Italia apo Zvicra, cila do të kualifikohen?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat