Shqipëria fiton duke iu falënderuar penalltisë 

Futboll

Shqipëria fiton duke iu falënderuar penalltisë 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 21:10
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Shqipëria ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Andorrës, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Kuqezinjtë triumfuan me golin e Endri Çekiçi, që u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 74-të.
Shqipëria tregoi lojë më të mirë, pati mundësi më shumë.   

Në minutën e 15-të, fat i madh për Shqipërinë. Ramadani gabon e C. Martinez nga rreth 18 metra gati e parabolloi Strakoshën, ky i fundi mezi e dëboi topin në korne.

Në minutën e 40-të, Laçi me kokë gjuan para portierit dhe ky i fundit lë topin para zonës, Uzuni vjen por nuk kalon përsëri sferën në rrjetë.

Në fund të pjesës së parë, Odise Roshi godet me kokë por shtylla e majtë ia mohon golin. Çekiçi vulosi fitoren në minutën e 74-të, duke shënuar nga penalltia.

Shqipëria e përmbylli ciklin kualifikues, duke u renditur në pozitën e 3-të me 18 pikë në Grupin C dhe Andorra në të pestin  me 5 sosh.

Shqipëria -  Andorra 1:0
Stadiumi "Air Albania" në Tiranë.
Gjyqtar: A. Treimanis.
Shënues: Çekiqi (74’-nga penalltia). 
Kartona të verdhë: Roshi - Ubach, Pujol.
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Dermaku, Hoxhallari (Lenjani 90'), Roshi, Ramadani (Bajrami 56’), Laçi, Çekiçi, Uzuni, Seferi (Muçi 56’).
Andorra: Gomes, San Nicolas, Llovera, C. Garcia, Jimenez (Rodrigues 85’), Cervos, C.  Martinez Alejo (M. Garcia 63’), Vieira (Moreno (85’), Pujol (Vieira 85’), Jordi Alaez, Rosas Ubach (A. Martinez 75’).
81' Shqipëria afër fitores.

77' Bajrami pati mundësi, por u tregua vetjak.

73' Endrit Çekiqi i pagabueshëm nga penalltia, 1:0 kundër Andorrës.

62' Shqipëria nuk po tregon agresivitet.

57' Në Tiranë edhe më tej rrjetat e paprekura.

53' Shqipëria po dominon por edhe të shënojnë.

47' Nuk ka gola deri me tash.

Përfundon pjesa e parë.

45' Shqipëria e pafat, Roshi godet me kokë por shtylla e majtë ia mohon golin. 

Shqipëria -  Andorra 0:0

Stadiumi "Air Albania" në Tiranë.
Gjyqtar: A. Treimanis.
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Dermaku, Hoxhallari, Roshi, Ramadani, Laçi, Çekiçi, Uzuni, Seferi.
Andorra: Gomes, San Nikolas, Garsia, Alavedra, Cervos, Vieira, Martinez, Puzhol, Alaez, Rosas.

44' Nuk ka ende gola.

42' Edhe Andorra mjaft e rrezikshme.

40' Shqipëria pati rastin më të mirë.  Laçi me kokë gjuan para portierit dhe ky i fundit lë topin para zonës, Uzuni vjen por nuk kalon përsëri sferën në rrjetë.

37’ Lojë angazhuese nga të dy palët.

35' Shqipëria po tregon lojë të mirë por ende nuk po arrin te goli.

31' Lojë e mirë nga të dy palët.

27' Seferi në pozitë ideale por gjuan drejt në portier.

24' Shqipëria po sulmon por pa sukses.

20' Çekiqi godet por jo edhe e rrezikshme për portierin rival.

18' Shqipëria - Andorra edhe më tej pa gola.

15’ Fat i madh për Shqipërinë. Ramadani gabon e Martinez nga rreth 18 metra gati e parabolloi Strakoshën, ky i fundi mezi e dëboi topin në korne.12' Ndeshje e baraspeshuar,

9' Andorra po i reziston me sukses.

7' Shqipëria ka shtuar presionin ndaj rivalit.

4' Shqipëria kërkon me fitore ta përmbyllë ciklin kualifikues.

 2' Shqipëria fillon presionin.

Fillon ndeshja.

Shqipëria mbyll ndeshjet eliminatore të Botërorit sot me ndeshjen ndaj Andorrës, duke synuar që të sigurojë tre pikë për rekordin absolut të 18 pikëve në një grup kualifikues.

Kështu, shfaqet Roshi në të djathtë e Hysaj në të majtë, me Hoxhallarin në qendër të mbrojtjes. Në mesfushë, Çekiçi dhe Laçi luajnë para Ramadanit.

Shqipëria - Andorra
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Dermaku, Hoxhallari, Roshi, Ramadani, Laçi, Çekiçi, Uzuni, Seferi.

Andorra: Gomes, San Nikolas, Garsia, Alavedra, Cervos, Vieira, Martinez, Puzhol, Alaez, Rosas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat