Kosova e kërkon fitoren e parë kundër Shqipërisë

Futboll

Kosova e kërkon fitoren e parë kundër Shqipërisë

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 11:49
Kosova e kërkon fitoren e parë kundër Shqipërisë

Kosova U21 do të kërkojë ta mposhtë Shqipërinë U21 për herë të parë në tri përballje zyrtare, kur të takohet me të sonte në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian U21 në Prishtinë.

Dardanët janë pothuajse të pashpresë për ta arritur kualifikimin për herë të parë në një turne të madh, megjithatë kuqezinjtë janë ende bindshëm në garë ende për kualifikim në Euro 2023.

Takimi i rrethit të gjashtë kualifikues do të zhvillohet në Stadiumin Fadil Vokrri në orën 19:00.

Kosova është e parafundit në Grupin G kualifikues me vetëm 3 pikë nga katër ndeshje, ndërsa Shqipëria është e treta më 9 pikë nga pesë ndeshje.

Republika e Çekisë është lidere e grupit me 12 pikë, e ndjekur nga Anglia me 10 pikë. Sllovenia është e katërta me 7 pikë, ndërsa Andorra është e fundit pa pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat