Mateus: Nuk jemi më të fortë se Brazili e Franca

Futboll

Mateus: Nuk jemi më të fortë se Brazili e Franca

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 13:37
Mateus: Nuk jemi më të fortë se Brazili e Franca

Lotar Mateus, ish-kapiteni rekordmen i kombëtares gjermane, u shpreh në një intervistë për “Bild” se trajneri Hansi Flik nuk duhet t’i selektojë lojtarët sipas vaksinimit, por për atë çfarë japin në fushë, duke i dalë në mbrojtje mesfushorit të Bajernit, Joshua Kimish, i cili ka refuzuar të vaksinohet.

Është Gjermania një nga favoritet për të fituar Botërorin?

"Emri është i madh, por mendoj që është ende herët për të folur për favoritë.

Mendoj që Franca, Italia, Brazili dhe Argjentina kanë diçka më shumë për momentin.

Ndaj, duhet t’i marrim gjërat një nga një dhe të shfrytëzojmë këtë moment për t’u rritur dhe për të mësuar nga gabimet e së shkuarës", tha Mateus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat