Dy akuza të tjera për përdhunim për Benjamin Mendy

Futboll

Dy akuza të tjera për përdhunim për Benjamin Mendy

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 13:52
Dy akuza të tjera për përdhunim për Benjamin Mendy

Futbollisti i Manchester City-t Benjamin Mendy është akuzuar edhe për dy përdhunime të tjera. 27-vjeçari tanimë përballet me 6 akuza për përdhunim, pasi u akuazua fillimisht për 4 përdhunime në gushtin e kaluar, kur dhe u arrestua, teksa gjykatësit kanë refuzuar kërkesat e tij për lirim.

Mendy gjithashtu ka dhe një akuzë për sulm seksual, bëri të ditur policia britanike. Të gjitha akuzat kanë të bëjnë me 4 femra mbi moshën 16-vjeçare, dhe aludohet se kanë ndodhur mes tetorit të 2020 dhe gushtit të 2021.

Mendy do të paraqitet para një gjykatësi këtë të mërkurë, teksa bashkë me të është i akuzuar edhe një 40-vjeçar Louis Saha Matturie, mbi të cilin rëndojnë 6 akuza për përdhunim dhe një tjetër për sulm seksual. Të gjitha faktet për të cilat akuzohet Mendy besohet se kanë ndodhur në shtëpinë e tij në Prestburu.

Mbrojtësi ka luajtur për Manchester Cityn që nga 2017 kur u transferua aty nga Monaco për 52 milionë paund.

Ai u pezullua nga klubi menjëherë sapo u akuzua zyrtarisht nga policia angleze. Ai se bashku me të bashkëakuzuarin Matturie, do të gjykohen në 24 janarin e ardhshëm, edhe pse akuzat e reja mund të shtyjnë më tej datën e gjyqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat