Media serbe në siklet me Kosovë, kështu shkruan: I shqetësoi provokatorët nga Prishtina...

Futboll

Media serbe në siklet me Kosovë, kështu shkruan: I shqetësoi provokatorët nga Prishtina...

Nga: Kemajl Goca Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 15:29
Media serbe në siklet me Kosovë: I shqetësoi provokatorët nga Prishtina...

Serbia gjithmonë ushqehet me ëndrra, që besa primitive! 

Në Serbi nuk ka dallim, pothuajse të gjithë e kanë mendësinë e provokuesit dhe jetojnë me frymën si pushtues.
Serbia, fatkeqësisht u kualifikua në Kampionatin Botëror, duke e mundur me rezultat 2:1 Portugalinë në Lisbonë.

Serbia nuk di me festuar pa provokuar edhe shtetet fqinje, sepse është kulturë primitive e ndërtuar nga ana e tyre, e kanë mbjellë këtë frymë edhe në sport.

Image

Turpi serb

Kjo u pa se si ata veshin fanella provokuese dhe pa fije marre.  

 “Federata e Futbollit e Shtetit të rrejshëm të Kosovës ka dërguar një ankesë zyrtare në UEFA për mënyrën se si futbollistët serbë kanë festuar fitoren ndaj Portugalisë dhe një kualifikim direkt në Botërorin e Katarit”, shkarravit media serbe “Kurir”. 

“Vënia në pah e simboleve kombëtare serbe i shqetësoi provokatorët nga Prishtina. Ata ankohen për këngën “Populli serb është i lumtur” dhe nxjerrjen e tre gishtave”, shkruan me tej ky medium pa fije turpi,
 

“Kënga përmend qytete në dy shtetet fqinje të Serbisë, Prizrenin në Kosovë dhe Ruminë në Mal të Zi dhe kjo është e papranueshme, provokime dhe gjeste të tilla nacionaliste nuk janë në përputhje me vlerat evropiane, por janë vetëm pjesë e ëndrrave dhe mendimeve shoviniste dhe pushtuese serbe ”, thuhet në një deklaratë të FFK-së, citon ky medium.

“Pas triumfit, futbollistët serbë kanë veshur fanella me kufijtë e Serbisë dhe mesazhin:

“Serbët janë të lumtur”.

Është interesante se drejtuesit e Federatës së Futbollit, të ashtuquajturit Kosova u ankua në adresë të gabuar. Gjegjësisht, ankesa është dërguar nga UEFA, e cila nuk është përgjegjëse për kualifikimet”, shkruan me tej,

“Për çdo pyetje disiplinore në lidhje me kualifikueset e Kupës së Botës, ju lutemi kontaktoni FIFA-n”, u përgjigj UEFA”, përfundon kjo media, duket në siklet të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat