Seferi: Çdo kush besoj është krenar kur e vesh këtë fanellë

Futboll

Seferi: Çdo kush besoj është krenar kur e vesh këtë fanellë

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 15:35
Seferi: Çdo kush besoj është krenar kur e vesh këtë fanellë

Shqipëria arriti të fitonte kundër Andorrës për të arritur një rekord pikës në një eliminatore, plot 18 pikë si asnjëherë më parë arriti të grumbullonte përfaqësuesja kuq e zi.

Djemtë e drejtuar nga Edi Reja, arritën objektivin e tyre duke e renditur e treta në grup pas Anglisë dhe Polonisë.

Për këtë sukses të kombëtares, ka reaguar edhe Taulant Seferi, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehet i lumtur, duke theksuar se ai beson që Europianin e ardhshëm Shqipëria do jetë mes skuadrave më të mira.

“Çdo kush besoj është krenar kur e vesh këtë fanellë, e sidomos në fanellën ku mbizotëron Shqiponja.

Jam i lumtur që jam pjesë e këtij grupi ku me sukses e mbyllem këtë edicion me 18 pik të grumbullua.

Fitorja ishte shumë e rëndësishme dhe un besoj që Europianin e ardhshëm do jemi pjesë mes kombëtarëve më të mira”, shkruan lojtari i Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat