Chelsea lidhet me transferimin e mesfushorit të Juventusit

Futboll

Chelsea lidhet me transferimin e mesfushorit të Juventusit

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 16:13
Tuchel

Chelsea po e konsideron mundësinë e një transferimi të mesfushorit të Juventusit, Adrien Rabiot, raporton “Calcio Mercato”.

“Blutë e Londrës” po e shohin 26-vjeçarin si një zëvendësues të mundshëm për Saul Niguez.

I cili ka dështuar të dëshmohet dhe ka pasur vështirësi që kur u transferua në “Stamford Bridge” si huazim nga Atletico Madridi.

Rabiot ka qenë gjithashtu i lidhur me Newcastle United për shkak se nuk ka gjetur hapësirë për të luajtur në këtë sezon nën urdhrat e trajnerit Maximiliano Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat