Dëmtohet Çepele, Bushi merr një sulmues nga U19

Futboll

Dëmtohet Çepele, Bushi merr një sulmues nga U19

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 17:39
Dëmtohet Çepele, Bushi merr një sulmues nga U19

Shqipëria U21 do të sfidojë Kosovën në “Fadil Vokrri”, sonte në orën 19:00.

Një një ndeshje të vlefshme për Kampionatin Europian, teksa në listën e kuqezinjve të Alban Bushit ka pasur një ndryshim të rëndësishëm.

Kështu sulmuesi Diar Nikqi, i cili ishte i grumbulluar me Shqipërinë U19, është bashkuar me Shpresat dhe do të jetë nën urdhrat e Bushit për sfidën ndaj “dardanëve”.

Ndërkohë mbrojtësin Ramen Çepele nuk do të mund të japë kontributin e tij, pasi është dëmtuar dhe nuk do të jetë as në stol për këtë takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat