Suksesi ndaj Andorrës

Futboll

Suksesi ndaj Andorrës

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 18:20
Suksesi ndaj Andorrës

Ndeshja ndaj Andorrës ishte e veçantë për disa lojtarë, duke filluar me mbrojtësin e majtë, Erjon Hoxhallari, i cili luajti për herë të parë si titullar me Kombëtaren shqiptare.

Nga ana tjetër, fantazisti Endri Çekiçi, i cili realizoi edhe golin e fitores, luajti për herë nga fillimi dhe deri në fund të 90 minutave një ndeshje si kuqezi.

Në kohën shtesë trajneri Reja kishte menduar ta zëvendësonte pogradecarin, por edhe pse u bë gati mesfushori Enis Çokaj, ndërrimi nuk u realizua.

Ndeshja ndaj Andorrës do të mbahet mend gjatë edhe nga sulmuesi Ernest Muçi, pasi arriti të debutonte me fanellën e Kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat