United i cakton çmimin Lingardit

Futboll

United i cakton çmimin Lingardit

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 19:02
Jesse Lingard.

Futbollisti i gjigantit anglez ka rënë në radarin e disa ekipeve.

Jesse Lingard ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Manchester United që i skadon në qershor të vitit 2022.

Mesfushori ofanzivë nuk po ka shumë hapësira nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer dhe thuhet se mund të largohet në afatin kalimtar të dimrit.

Janë dy ekipet angleze Newcastle dhe West Ham që po monitorojnë situatën e Lingard, dhe janë të gatshme të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e tij.

Man Utd është e hapur për shitjen e 28-vjeçarit dhe i ka caktuar çmimin e shitjes prej 12 milionë euro për klubet e interesuara për të.

Lingard këtë edicion ka realizuar dy gola e një asistim në tetë ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat