Van Basten në krye të Kosovës?

Futboll

Van Basten në krye të Kosovës?

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 23:19
Van Basten në krye të Kosovës?

Federata e Futbollit të Kosovës ka nisur tashmë punën për të gjetur trajner të ri, pas ndeshjeve të nëntorit.

FFK ka disa muaj në dispozicion për të gjetur profilin e duhur që të ulet në stolin e Kombëtares sonë, pas shkarkimit të Bernard Challandes.

Javët e fundit, janë përmendur shumë emra si pasardhës të mundshëm të Challandes, së fundmi në listë është futur edhe legjenda holandeze, Marko van Basten.

Tashmë raportohet se Van Basten është kandidat kryesor tashmë për postin e selektorit të Kosovës.

Kështu ka thënë komentatori i njohur i futbollit Andin Lokaj parmes profilit të tij në Facebook. Madje ai ka theksuar se negociatat mes FFK e Van Bastenit do të nisin nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat