Kupa e Shqipërisë, këto janë ndeshjet e sotme

Futboll

Kupa e Shqipërisë, këto janë ndeshjet e sotme

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 09:44
Ilustrim

Kupa e Shqipërisë rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante, në kuadër të raundit të dytë të fazës së çerekfinales së kësaj gare.

Ndeshja më interesante e ditës së sotme do të jetë ajo mes Kastriotit dhe Flamurtarit, ku të dy skuadrat barazuan në përballjen e parë.

Ndërkaq, kampioni aktual i kësaj gare Vllaznia do të zhvillojë sot ndeshje si vendase, ku e pret në shtëpi skuadrën e Pogradecit, ku në ndeshjen e parë Vllaznia regjistroi fitore si mysafire me rezultat solid 2:0.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Kupën e Shqipërisë e gjeni më poshtë.

13:30 Kastrioti – Flamurtari

13:30 Kukësi – Egnatia

13:30 Laçi – Tomori Berat

13:30 Partizani – Besëlidhja Lezha

13:30 Skënderbeu – Bylis

13:30 Teuta – Korabi Peshkopi

13:30 Vllaznia – Pogradeci

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat