Francesco Totti lë dyshime me postimin e fundit, por sqarohet gjithçka më pas

Futboll

Francesco Totti lë dyshime me postimin e fundit, por sqarohet gjithçka më pas

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 09:46
Francesco Totti

Postimi i Francesco Tottit në mediat sociale i la fansat të pyesin nëse ai po kthehej për të luajtur në Kinë, por Il Corriere dello Sport zbulon se ish-kapiteni i Romës ka nënshkruar një marrëveshje sponsorizimi në Azi.

Legjenda e Romës ka postuar një foto në Instagram, i veshur me një fanellë futbolli blu dhe mban një top në dorë, përcjell GazetaBlic Sport.

Shumë e pyetën nëse Totti po kthehej për të luajtur, pasi ai ri-postoi një mesazh çuditshëm nga një agjenci: “Kina besoi në ty! Jam krenar që ju kam ndihmuar të nënshkruani këtë marrëveshje dyvjeçare… Le të shkojmë!”

Por veterani nuk po kthehet në fushë, në realitet po flasim për një marrëveshje sponsorizimi.

Il Corriere dello Sport raporton se fituesi i Kupës së Botës mund të kthehet në fushë për disa ndeshje ekspozite, por nuk do të jetë një rikthim i vërtetë në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat