Tetë lojtarë të Unitedit janë kundër Solskjaerit – ndihen të mashtruar nga norvegjezi

Futboll

Tetë lojtarë të Unitedit janë kundër Solskjaerit – ndihen të mashtruar nga norvegjezi

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 10:23
Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer bindi një numër lojtarësh të skuadrës së Manchester United që të qëndrojnë në klub gjatë verës, duke i siguruar ata për më shumë hapësirë.

Megjithatë, sezoni i ri i ka thyer këto premtime, gjë që ka bërë që tetë lojtarë të United të bëhen gjithnjë e më të frustruar me trajnerin e tyre.

Solskjaer pranoi të takohej me tetë lojtarë gjatë verës, ku ata zbuluan ankesat e tyre se nuk kishin kohë të mjaftueshme për të treguar vlerën e tyre.

Donny van de Beek, Alex Telles, Jesse Lingard, Anthony Martial, Juan Mata, Dean Henderson, Eric Bailly dhe Diogo Dalot u siguruan të gjithë për më shumë minuta në këtë sezon, por edhe pse United vazhdon të luftojë, ka pak ndryshim në situatën e tyre, në krahasim me sezonin e kaluar.

Sipas ESPN, ata lojtarë ndihen sikur janë mashtruar nga norvegjezi dhe ndihen veçanërisht të mërzitur pasi zgjodhën ose u detyruan të refuzonin ofertat e tjera për të qëndruar në Old Trafford.

Në veçanti, Van de Beek kishte një ofertë për t’u bashkuar me Evertonin, por lëvizja u bllokua nga Solskjaer i cili i kishte premtuar holandezit një rol më të madh në ekip, megjithatë ish-lojtari i Ajaxit është paraqitur për vetëm 16 minuta në Ligën Premier.

Më pas është Lingard, i cili dëshironte të nënshkruante përfundimisht me Ëest Hamin pas një huazimi të suksesshëm, por anglezi u detyrua të qëndronte në Old Trafford me kërkesë të Solskjaer, mirëpo mesfushori tani rrallë luan.

Ndërsa problemet e United në fushë janë evidente, problemet që vijnë prej aty po shkaktojnë gjithashtu më shumë paqëndrueshmëri në projektin e klubit, me frikën se Solskjaer ka humbur kontrollin mbi dhomën e zhveshjes si rezultat i premtimeve të tij të thyera.

Për më tepër, yjet e pakënaqur janë gjithashtu të frustruar që disa lojtarë janë të rregullt në formacion kur paraqitjet e tyre nuk janë të merituara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat