Talentja e futbollit me prejardhje nga Gostivari do të ftohet në Maqedoninë U19

Futboll

Talentja e futbollit me prejardhje nga Gostivari do të ftohet në Maqedoninë U19

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 12:20
Talentja e futbollit me prejardhje nga Gostivari do të ftohet në Maqedoninë U19

Flora Salahi, futbollistja e talentuar shqiptare e skuadrës Lask nga Linzi për femra do të ftohet në përfaqësuesen U19 të femrave të Maqedonisë së Veriut, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.

Ajo edhe pse është në moshë të re, vetëm 15-vjece, luan për senioret e klubit elitar të futbollit për femra nga Austria.

Shqiptarja e talentuar me origjinë nga Negotina e Gostivarit është nën vëzhgimin  e seleksionuesit U19-të të femrave të Maqedonisë, Astrit Merko. Ky i fundit i ka deklaruar gazetarit Reshat Ibraimi se Salahi do të grumbullohet në kampin që do të organizohet në janar të vitit të ardhshëm.

“Nga data 14 janar të vitit të ri në Dojran do të kemi një kamp 10 ditor dhe aty do ta ftojë edhe Flora Salahin, futbollisten e talentuar shqiptare që po rritet në Austri. Kam komunikuar me prindin e saj, ku e kam njoftuar se do ti bëj ftesë vajzës së tij.

Tani ka mbetur që Flora të pajiset me pasaportë të Maqedonisë në mënyrë që të grumbullohet në kohë me ekipin U19”, deklaroi Astrit Merko, seleksionuesi i përfaqësuses U19 të femrave të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat