Neuer ka arritur 450 paraqitje...

Futboll

Neuer ka arritur 450 paraqitje...

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 14:05
Neuer ka arritur 450 paraqitje...

Portieri gjerman Manuel Neuer është shumë pranë rinovimit të kontratës me Bayern Munich, ku bisedimet janë shumë afër përfundimit, raporton “Sport1”.

Raportohet se Neuer dëshiron me çdo kusht të vazhdojë të ardhmen në “Allianz Arena”, ku pritet të nënshkruajë kontratën e tij të re deri në vitin 2025.

Portieri gjerman ka një lidhje fantastike me krerët e Bayern Munih, ku këta të fundit thuhet se i besojnë atij që të vazhdojë si numri 1 i gjigandit bavarez.

Që prej transferimit nga skuadra e Schalkes te Bayern Munich, Neuer ka arritur të bëjë 450 paraqitje duke mbajtur portën e paprekur në 218 ndeshje, ndërsa ka arritur të pësoj 351 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat