Fanella e Dinamos e vitit 1991 prezantohet me Arijan Ademin

Futboll

Fanella e Dinamos e vitit 1991 prezantohet me Arijan Ademin

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 17:20
Fanella e Dinamos e vitit 1991 prezantohet me Arijan Ademin

Dinamo Zagreb prezantoi fanellën e dytë nga pesë fanellat e koleksionit që rikthehen në kohë kujtesën e tifozëve të këtij klubi.

Këto fanella përfaqësojnë kopjet e fanellave që kanë një vend të rëndësishëm në historinë e klubit kroat.
Fanellat u zgjodhën duke kombinuar disa kritere, si rëndësinë historike, rezultatet sportive, ngjarjet e rëndësishme dhe atraktivitetin e dizajnit.

Sot është prezantuar edhe fanella e sezonit të paharrueshëm 1989/90, e cila është veshur nga një prej gjeneratave më të dashura në historinë e klubit, shkruan Index.hr.

Zvonimir Boban, Kujtim Shala, Drazhen Ladiq, Davor Shuker, Andrej Panadiq, Mlladen Mladenoviq, e emra të tjerë që nën drejtimin e trajnerit Josip Kuzhe ishin kampionët e vjeshtës në e elitën e futbollit ish jugosllav atë sezon dhe mbajtën vendin e parë deri në fund të kampionatit.

Dinamo u rrëzua në fund të kampionatit, ndërsa ndeshja që nuk u luajt me Zvezdën.

Në atë ndeshje të famshme ka ndodhur një përleshje masive ku ylli kroat Zvonimir Boban ka goditur një oficer policisë.

Ajo fanellë tashmë është prezantuar nga klubi, me futbollistin shqiptar Arijan Ademi, ndërsa pjesë e prezantimit ishin edhe mesfushori Josip Mishiq dhe sulmuesi Deni Juriç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat