Kaos te Bayerni, pronari i hotelit nuk toleron

Futboll

Kaos te Bayerni, pronari i hotelit nuk toleron

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 17:40
Kaos te Bayerni, pronari i hotelit nuk toleron

Covid-19 vazhdon të shkaktojë probleme te Bayern Munchen. Bastian Wernscheid, menaxheri i klubit, ka rezultuar pozitiv, teksa koronavirus kanë edhe Niklas Sule e Josip Stanisic (i vaksinuar dy herë).

Disa ditë në karantinë qëndruan katërshja e pavaksinuar: Eric Maxim Choupo-Moting, Joshua Kimmich, Serge Gnabry e Jamal Musiala, të cilët kishin qenë në kontakt me mbrojtësin Sule.

Katër lojtarët mund të mungojnë në derbin e fundjavës ndaj Augsburgut. Në Bavari ka një rregull të qartë, ndryshe rregulli “2G”, që nuk lejon të pavaksinuarit të qëndrojnë gjatë natës në hotel apo të ushqehen në restorant.

SkySport de shkruan se pronari i hotelit ku do të akomodohen kampionët e Gjermanisë për sfidën e fundjavës në Bundesliga, e ka shprehur qartë vullnetin e tij për të mos bërë asnjë përjashtim, dhe katër lojtarët e ekipit të Nagelsmann duhet të akomodohen diku tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat