Reali dhe Barcelona e kërkojnë Elmasin

Futboll

Reali dhe Barcelona e kërkojnë Elmasin

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 17:43
Reali dhe Barcelona e kërkojnë Elmasin

Reali dhe Barça në garë për të Mesfushori i Napolit dhe i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Eljif Elmas është përfshirë në axhendën e merkatos së dy prej gjigantëve të futbollit botëror, Reali i Madridit dhe Barcelona.

Lajmi është bërë me dije nga mediat spanjolle dhe ato italiane që vlerësojnë se prej kohësh Reali dhe Barça janë vënë në ndjekje të mesfushorit të Napolit. Por, paraqitjet e shkëlqyera të tij me klubin e Serisë A dhe me kombëtaren e vendit të tij kanë bërë që Barça dhe Reali të mendojnë seriozisht për shërbimet e tij. Veçanërisht mbresëlënëse ka qenë paraqitja e tij me Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e fundit në grup kundër Islandës.

Ai ishte udhëheqësi i kombëtares fqinje në fitoren 3-1, duke shënuar dy nga 3 golat e fitores së maqedonasve, duke e çuar kombëtaren e vendit të tij në “play off” për një vend në botërorin e ardhshëm në Katar.

Mesfushori nga Shkupi bën pjesë në grupin e lojtarëve që kanë përfituar shumë me ardhjen e Spaletit te Napoli.

Me Spaletin në stol mesfushori i talentuar ka gjetur më shumë hapësira në formacion dhe ai ka mundur të shpalosë të gjithë talentin e tij, ç’ka ka tërhequr dhe vëmendjen e gjigantëve spanjollë.

Elmas ka një kontratë deri në vitin 2025 me Napolin dhe vlera e kartonit të tij llogaritet në 17 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat