Marchisio: Evropiani i ka fshehur problemet e Italisë

Futboll

Marchisio: Evropiani i ka fshehur problemet e Italisë

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 17:46
Claudio Marchisio

Claudio Marchisio, ish-mesfushori i Juventusit dhe Italisë, ka dhënë një intervistë për “La Stampa”, në të cilën ka pasur rastin të flasë për paraqitjet e fundit të kombëtares italiane dhe mungesën e kualifikimit direkt në Botërorin e Katarit.

Ndër temat e trajtuara nga “Principino” ishte dhe beteja për titullin në Serie A.

Që nga titulli i intervistës së dhënë nga gazeta, kuptohet mendimi i Marchisio:

Evropiani i ka fshehur problemet e Italisë. Të kualifikohemi përmes ‘play-off’-it nuk do të jetë e lehtë”. Deklarata jep një shpjegim mjaft të qartë nga ish-lojtari i bluve, i cili mburret me 55 paraqitje për Italinë:

“Elementi kryesor i brishtësisë është mungesa e një bomberi të nivelit ndërkombëtar”.

Nga kombëtarja në Serie A me një mendim për betejën në krye të renditjes: “Për titullin them Milani, është skuadra e rritur më shumë.

Napoli priret të bjerë në momente të vështira”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat