Finalja do të gjykohet nga ekip gjyqtaresh vetëm femra

Futboll

Finalja do të gjykohet nga ekip gjyqtaresh vetëm femra

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 23:59
Finalja do të gjykohet nga ekip gjyqtaresh vetëm femra

Independiente Santa Fe dhe Corinthians do të përballen mes tyre në 21 nëntor në finalen e Kupës Libertadores 2021 për femra.

Dueli i skuadrave kolumbiane dhe braziliane do të zhvillohet në Montevideo të Uruguait, dhe do të jetë një ndeshje historike.

Kjo pasi do të jetë përballja e parë në historinë e futbollit që do të gjykohet nga një ekip gjyqtaresh vetëm me femra.

“Për herë të parë, CONMEBOL do të zbatojë teknologjinë VAR në një finale të një turneu për femra, duke demonstruar zhvillimin e arbitrave të saj.

Për më tepër, për herë të parë në botën e futbollit do të luhet një ndeshje me gjyqtare tërësisht femra”, lexohet në postimin e CONMEBOL (Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut) në Tëitter.

Gjyqtare e parë do të jetë argjentinasja Maria Laura Fortunato, e cila do të ndihmohet nga bashkëpatriotet e saj Mariana De Almeida dhe Daiana Milone.

Gjyqtare e katërt do të jetë uruguaianja Anahi Fernandez, ndërsa në VAR do të jenë argjentinasja Salome Di Lorio, me ndihmëse kilenet Belen Carvajal dhe Loreto Toloza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat