Bayerni i Munihut është i gatshëm t’i ofrojë qendërmbrojtësit 12 milionë euro

Futboll

Bayerni i Munihut është i gatshëm t’i ofrojë qendërmbrojtësit 12 milionë euro

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 11:22

Antonio Rudiger ka krijuar bindjen e plotë se nuk është trajtuar në mënyrën e duhur nga drejtuesit e Chelsea-t, për këtë arsye në përfundim të sezonin ai do të largohet nga skuadra londineze, pasi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën.

Bayerni i Munihut është i gatshëm t’i ofrojë qendërmbrojtësit 12 milionë euro në vit, shumën të cilën nuk ia garantoi Chelsea.

Aktualisht, gjermani fiton 6 milionë euro në vit dhe gjatë negociatave Chelsea nuk ofroi më shumë se 8.5 milionë. Pikërisht kjo ofertë e Chelsea-t është konsideruar në njëfarë mënyrë fyese nga lojtari dhe përtej dëshirës së tij për të qëndruar në Londër, divorci duket i pashmangshëm.

Pas më shumë se katër sezonesh në kryeqytetin anglez, ish-lojtari i Stuttgartit ndihet mirë në klub dhe në kryeqytetin anglez, por vlerësimi i ulët nga drejtuesit e Chelsea-t e detyron të largohet.

Sipas “Bild”, klubi bavarez mund ta përballojë lehtësisht pagën prej 12 milionë eurosh në vit që kërkon Antonio Rüdiger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat