​Gerrard: Kthimi te Liverpooli? Nuk jam këtu që të flas për skuadra të tjera

Futboll

​Gerrard: Kthimi te Liverpooli? Nuk jam këtu që të flas për skuadra të tjera

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 12:42
Steven Gerrard

Emërimi i Steven Gerrardit ne postin e trajnerit të Aston Villës bëri buj të madhe në futbollin anglez. Ish-mesfushori i Liverpoolit u larguar nga Rangers për t’u angazhuar te klubi i cili është në pjesën e poshtme të tabelës dhe është përzgjedhur nga drejtuesit e këtij klubi pikërisht për ta ringjallur skuadrën.

Ndeshjen e parë dhe debutimin e tij si trajner në Premier Ligë, Gerrard do ta bëjë të shtunën ku skuadra e tij do të ndeshjet me Brightonin në kuadër të javës së 12-të të kampionatit anglez të futbollit.

Para kësaj ndeshje, trajneri i Aston Villës ka mbajtur një konferencë për media, kur ndër të tjera është pyetur edhe nëse në kokën e tij ekziston ideja që në një të ardhme të afërt të jetë si trajneri i Liverpoolit.

Gerrard ka refuzuar të flas për këtë temë duke thënë se dëshiron të flas vetëm për Aston Villën dhe se është aty për të folur vetëm rreth kësaj çështje dhe jo për klube të tjera.

“Unë nuk mendoj se kjo konferencë shtypi duhet të jetë për ndonjë klub tjetër përveç Aston Villa... Unë jam i gjithë brenda dhe mund t'u premtoj mbështetësve tanë se është kështu. Është një nder i vërtetë të jem këtu”, tha Gerrard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat