Polemika në Brazil

Futboll

Polemika në Brazil

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 17:33
Polemika në Brazil

Neymar vazhdon të mbetet një protagonist absolut në media. Çfarë do të bëjë ai, në fushë apo jashtë saj, braziliani do të përfundojë në faqet e para të shtypit ose në TV. Qoftë edhe kur nuk luan.

Të gjithëve u ka rënë në sy mungesa e tij te Brazili në takimin e luajtur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në San Huan përballë Argjentinës.

Justifikimi i dhënë nga federata braziliane është se sulmuesi i PSG-së ka qenë i dëmtuar dhe trajneri Tite nuk ka dashur ta aktivizojë për të mos e rënduar situatën. Për më tepër që Brazili e kishte siguruar kualifikimin që përpara se të zbriste në fushë.

Gjithçka nis nga dëmtimi.

Në fund të fundit nuk është ndonjë çudi që Nejmar të ketë qenë i dëmtuar. Por, me sa duket, këtë herë ka qenë vetë sulmuesi i PSG-së që ka kërkuar të futet në telashe. Versioni zyrtar i Brazilit ishte se ai mungoi përballë Argjentinës sepse ishte i dëmtuar në kofshë. Por, një televizion brazilian në emisionin “TV Os donos da bola” ka hedhur dritë mbi dëmtimin e Nejmarit.

Ky televizion pretendon se përpara ndeshjes kundër Argjentinës, në fundjavë, Nejmar ka qenë në Sao Paolo në një klub nate për të festuar. Pikërisht të hënën ai është kthyer në stërvitjen e Brazilit i dëmtuar. Ai ka deklaruar se ka një dëmtim në kofshë dhe kjo ka qenë vendimtare që trajneri Tite të mos e aktivizojë në përballjen me Argjentinën.

Por, në Brazil duket se nuk ia kanë falur një gjë të tillë Nejmarit dhe e akuzojnë se ka dashur me çdo kusht të mos jetë në fushë ndaj Argjentinës. Kritikat ndaj “O Ney” kanë qenë të forta këtë herë.

“Neymar shkon të vallëzojë e dëmtohet. Dhe kjo ndodh vetëm një ditë para ndeshjes kundër Argjentinës.

Ai dëshironte mos ishte në fushë me çdo kusht. Edhe ndaj Kolumbisë bëri të pamundurën për të dalë me të kuqe. E të mendosh që një lojtar i tillë përfaqëson Brazilin”, kanë qenë kritikat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat