Trajneri boshnjak ka një synim me Prishtinën

Futboll

Trajneri boshnjak ka një synim me Prishtinën

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 17:41
Trajneri boshnjak ka një synim me Prishtinën

FC Prishtina u rikthehet garave në BKT Superligën e Kosovës në futboll, pas pushimit dyjavor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Skuadra “bardhekaltër” të premten do ta zhvillojë ndeshjen e xhiros së 14-të ndaj Dukagjinit të Klinës.
Sfida në fjalë fillon në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim në orën 13:00. 

Trajneri i ri i ri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq, foli para ndeshjes për faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina.
Ibrakoviqi në këtë takim e bën debutimin si “timonier” i prishtinasve.

Nga ndeshja e nesërme pres një reagim pozitiv nga skuadra ime dhe përkushtim të mrekullueshëm gjatë gjithë ndeshjes. Skuadra është e vetëdijshme për momentin që ne jemi dhe secili individ është i vetëdijshëm se që pesë ndeshjet e ardhshme duhet të dëshmohet se kanë cilësi të luajnë për Prishtinën”, ka thënë Ibrakoviq.

“Timonieri” nga Bosnjë e Hercegovina ndër të tjera tha se e ka analizuar edhe skuadrën e Dukagjinit.

“Ne e kemi analizuar ndeshjen e Dukagjinit dhe mënyrën sesi ata luajnë.

Ata kanë disa lojtarë të mrekullueshëm dhe ne do ta japim maksimumin për t’i mposhtur ata”, vlerësoi Ibrakoviqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat