Shabani optimist për Dukagjinin: Shpresojmë që të dalim me pikë nga kryeqyteti

Futboll

Shabani optimist për Dukagjinin: Shpresojmë që të dalim me pikë nga kryeqyteti

Nga: Kemajl Goca Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 19:34
Shabani optimist për Dukagjinin: Shpresojmë që të dalim me pikë nga kryeqyteti

Me ndeshjen Prishtina - Dukagjini do të hapet java e 14-të e elitës së futbollit të Kosovës. 

Dukagjini nga Klina kërkon pikë nesër (13.00) pikë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Përballje që pritet me kureshtje, po ashtu është edhe emocionale, për faktin se Armend Dallku, kryetrajner i Dukagjinit, një kohë të mirë ka qenë lojtar dhe kryetrajner i Prishtinës.

Në anën tjetër, Dallku do të sfidojë kryetrajnerin e ri të Prishtinës, boshnjakun Abdullah Ibrakoviq. 

Mesfushori i Dukagjinit, Bujar Shabani, tha se janë komplet dhe kërkojnë rezultat pozitiv.    

 “Do të jetë ndeshje e vështirë përball Prishtinës por edhe ne do t’i luajmë shanset tona.

Kemi punuar këto dy javë për këtë takim, shpresoj që të bëjmë ndeshje të mirë dhe të dalim me pikë nga kryeqyteti”, thotë Shabani për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Prishtina renditet në vend të 6-të me 17 pikë e Dukagjini në të tetin me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat