Gaboi me Shqipërinë

Futboll

Gaboi me Shqipërinë

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 22:25
Gaboi me Shqipërinë

Tifozët shqiptarë presin shumë nga Nedim Bajrami, por deri tani, kanë parë pak nga futbollisti i afruar me shumë entuziazëm në radhët e përfaqësueses shqiptare pas një beteje ligjore me Zvicrën. Deri tani në fushë, ai ka treguar pak nga vlerat e tij dhe në ndeshjen ndaj Andorrës, gaboi raste para portës e pasime që duhej të jepte për shokët e sulmit.

Pasojë ndoshta edhe e formës së tij dhe ngërçit psikologjik që po kalon edhe me Empolin.

Ndaj ndeshja e sotme miqësore e klubit të Serisë A kundër ekipit të Prato, mund të ndihmojë lojtarin të gjejë besimin në lojën e tij.

Në duelin e sotëm, ai luajti titullar ashtu si edhe Ismajli, ndërsa shënoi në minutat 35 dhe 45 të sfidës të cilën Empoli e fitoi me shifrat 6-1. Një paraqitje e rëndësishme për të, që mund të bindë trajnerin Andreacoli ta kthejë mes titullarëve, aty ku nisi edhe këtë edicion, para se të vinte ky moment i rënies së formës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat