Dinamo eliminon Tiranën, në çerekfinale e pret një tjetër derbi

Futboll

Dinamo eliminon Tiranën, në çerekfinale e pret një tjetër derbi

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 23:00
Dinamo eliminon Tiranën, në çerekfinale e pret një tjetër derbi

Dinamo kualifikohet mes dritharimash në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë pasi eliminoi Tiranën pas një ndeshjeje dramatike që dukej sikur nuk do të kishte fund.

Bardheblutë arritën të barazonin llogaritë duke fituar 2:0 ndeshjen e kthimit në Air Albania falë golave të Gjumsit dhe Limajt me penallti, duke e çuar ndeshjen në shtesë pasi rezultati i përgjithshëm shkoi në 2:2.

30 minutat e shtesë nuk prodhuan asgjë ndërsa te penalltitë heroi i dinamovitëve ishte portieri Edvan Bakaj që priti 3 11-metërsha ndërsa në dy nuk kishte fat pasi i shpëtoi topi nga duart ndërsa realizoi në mënyrë perfekte edhe penalltinë e tij.

Në fund një sukses 8:7 i Dinamos te penalltitë që tashmë në çerekfinale do të masë forcat me Partizanin në një tjetër derbi të dyfishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat