Superliga e Kosovës, Prishtina pret në shtëpi Dukagjinin

Futboll

Superliga e Kosovës, Prishtina pret në shtëpi Dukagjinin

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 09:40
Ilustrim

Superliga e Kosovës rikthehet sot pas futbollit në nivel kombëtaresh, ku në kuadër të xhiros së 14 të sezonit të ri kampioni aktual Prishtina pret në shtëpi, në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadrën e Dukagjinit.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Prishtina barazoi me rezultat 1:1 me Gjilanin, kurse skuadra e Dukagjinit e mposhti si vendase me rezultat minimal 1:0 Feronikelin.

Pas 13 xhirove, “Plisat” gjenden në vendin e gjashtë në tabelë me gjithsej 17 pikë, tre sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Dukagjini që zë vendin e tetë.

Ndeshja e fundit mes Prishtinës dhe Dukagjinit daton në shtator të këtij viti, ku kampioni aktual i Superligës e mposhti si mysafirë Dukagjinin me rezultat të ngushtë 2:1.

Po ashtu, kjo do të jetë ndeshja e parë e Prishtinës në krye me trajnerin e ri Abdulah Ibrakoviq, ku ky i fundit e zëvendëson të shkarkuarin Zekirija Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat