Daja: Laçi vjen me një anë psikologjike të mirë

Futboll

Daja: Laçi vjen me një anë psikologjike të mirë

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 15:38
Daja: Laçi vjen me një anë psikologjike të mirë

Në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Laçit, në stadiumin “AIR Albania”, në orën 19:45, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Partizanit i cili analizon këtë takim të “demave”:

Aspekti psikologjik – “Janë ditë që rikuperojnë dhe energjitë, por që shkarkojnë edhe nga ana psikologjike nga problemet që kemi pasur. Ndonjëherë nuk shërbejnë sepse një kontingjent luan me U-21 dhe grupi nuk është se ka qenë i plotësuar.

Kanë qenë dy javë që na kanë shërbyer për të vazhduar me entuziazëm, sepse në këtë periudhë kemi qenë mirë edhe psikologjikisht, ekipi ka reaguar edhe në aspektin psikologjik. Ka qenë një fazë dy javore për të bërë një stërvitje normale dhe me entuziazëm.”

Laçi – “Laçi vjen me një anë psikologjike të mirë sepse në tre ndeshjet e fundit ka mare tre fitore në kampionat. Mendoj se kanë bërë mirë, po të shohësh golat e shënuar dhe golat e pësuar edhe pse diferencën e kemi njësoj, por kanë shënuar më tepër sesa ne.

Kanë probleme në fazën e mbrojtjes sepse kanë pësuar më shumë sesa ne. Të dyja skuadrat janë ekipe rivale, edhe në kampionatin e kaluar ku Laçi ka qenë rival për pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit ka qenë deri në javët e fundit pretendent”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat