Liverpooli me probleme

Futboll

Liverpooli me probleme

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 15:46
Liverpooli me probleme

Pas futbollit në nivel të kombëtareve, Premier Liga angleze rikthehet nesër me disa ndeshje interesante, ndër to edhe derbi mes Liverpoolit dhe Arsenalit.

Nesër me fillim nga ora 18:30 në stadiumin “Anfield Road” gjigandi anglez Liverpool e pret në shtëpi skuadrën e Arsenalit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 12 të Premier Ligës.

Në këtë ndeshje, “Të Kuqtë” rikthehen nga humbja 3:2 kundër West Ham United, kurse “Topçinjtë” rikthehen nga fitorja me rezultat minimal 1:0 kundër skuadrës së Watford.

Kundër Arsenalit, trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp do të ketë probleme me mungesa të lojtarëve, ku në një konferencë për media gjermani tregoi se stafi mjekësorë është duke punuar vazhdimisht me Henderson dhe Robertson që ata të jenë të gatshëm për ndeshjen e nesërme, kurse Sadio Mane është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm për tu paraqitur.

“Robertson ishte me fat, besoj se mund ta them këtë gjë. Henderson është paksa më i lënduar se Robertson, por ka shanse që të paraqiten në vikend. Do të shohim nëse ai do të jetë i gatshëm, por nëse jo, pas ndeshjes ndaj Arsenalit ai do të jetë 100% i gatshëm”, tha Klopp.

“Sa i përket Manes, ai është mirë, është në dhimbje por mirë. Të gjithë që kanë pasur lëndime në brinjë e dinë se si është. Por Sadio ka stërvitur me ne në të gjitha përgatitjet”, shtoi Klopp.

Ndërkaq, në ndeshjen e nesërme kundër Arsenalit, Liverpooli do të jetë pa shërbimet e Roberto Firminos, Joe Gomez, Naby Keita dhe James Milner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat