Kaosi me stadiumet

Futboll

Kaosi me stadiumet

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 13:24
Kaosi me stadiumet

Skuadrat e Superiores kanë vuajtur shumë në këtë fillim sezoni sa i përket gjetjes së stadiumeve për të pritur kundërshtarët. Pasqyrim më konkret i situatës është ajo që kanë hequr skuadrat pas angazhimeve të fundit të kombëtareve, ku në mesjavë u luajtën ndeshjet e kthimit të Kupës, ndërsa sot, nesër dhe të hënën luhet java e nëntë.

Shembulli më i qartë është Kukësi, që për Kupë e priti Egnatian në Vlorë, ndërsa për kampionat do të udhëtojë në Shkodër për të pritur Tiranën.

Mungesa e strategjisë është evidente, pasi disa ekipe i nisin njëkohësisht rikonstruksionet e fushave apo rrinë pushim kur nuk ka aktivitete dhe fillojnë punën në pikën e sezonit.

Varfërinë e stadiumeve e ka shtuar këtë sezon edhe amortizimi i “Selman Stërmasit”, pasi ky impiant ka rezultuar jo i përdorshëm për Superioren.

Duke ditur që në mars stadiumi “Air Albania” do të mbyllet, pasi duhet të jetë gati për finalen e Ligës së Konferencës, primar mbetet rikonstruksioni i stadiumit “Selman Stërmasi”.

FSHF ka kërkuar mirëkuptimin e Tiranës që të nisë puna për ndërhyrjen në këtë stadium, ku ekzistojnë dy opsione rehabilitimi: ndërrimi i plotë i tapetit të fushës ose rimbjellja e barit.

Shpresohet që deri atëherë harta e stadiumeve të gatshme të shtohet, pasi Kukësi është pranë rikthimit në shtëpi, por shpresa ka që deri kur të mbyllet “Air Albania”, edhe Partizani ta ketë gati kompleksin dhe stadiumin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat