Transferim që do të shkaktojë polemika

Futboll

Transferim që do të shkaktojë polemika

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 14:15
Transferim që do të shkaktojë polemika

Mino Raiola është një nga agjentët që ka dhuruar “spektakël” dhe polemika në media për shkak të transferimeve që ka bërë ndër vite.

Kujtojmë kalimin e Pogbas tek Manchester United dhe Donnarumas nga Milani tek PSG. Por nuk mjafton me kaq, pasi menaxheri italian është duke iniciuar një transferim tjetër të bujshëm.

Sipas mediave italiane, kapiteni i Milanit Alesio Romanjoli mund të transferohet me parametra 0 tek rivalët e Juventusit. Mbrojtësit italian i përfundon kontrata në sezonin e verës dhe nuk pritet të rinovojë për shkak se e ka humbur pozicionin e titullarit. Fikayo Tomorri dhe Kjaer duken të pazëvendësueshëm në qendër të mbrojtjes.

Edhe pse Romanjoli ka deklaruar se do të luajë gjatë me Milanit, një pagë e kënaqshme nga Juventusi dhe presioni i vazhdueshëm nga ana e Mino Raiolas mund ta mbyllte pa problem këtë tratativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat