Martini para Skënderbeut: Goleadë nuk do të ketë

Futboll

Martini para Skënderbeut: Goleadë nuk do të ketë

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 15:30
Martini para Skënderbeut: Goleadë nuk do të ketë

Trajneri i Teutës, Edi Martini ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp teksa ka folur për ndeshjen e nesërme ndaj Skënderbeut. Tekniku ka theksuar se ndeshjet janë të forta, ndërsa shton se edhe ndaj Skënderbeut mund të fitohet, por jo me goleada. Sakaq, Martini nuk harron të përmendë se kampionati i sivjetshëm është shumë i ngjashëm me atë të kaluarin.

“Ekipet janë aty-aty, edhe pse Skënderbeu është poshtë në renditje. Mos të harrojmë që javën e fundit ata fituan me Kukësin dhe kanë bërë ndeshje të mirë.

Një lojtar të mungojë është shumë, jo më pesë. Gjithsesi jam i bindur që edhe ata që do të luajnë do t’i zëvendësojnë ata që mungojnë më së miri”, tha Martini.

Ndeshja ndaj Skënderbeut – “Është ndeshje e fortë me Skënderbeun. Mund të fitosh, por goleada nuk mund të ketë. Synimi është të fitojmë dhe do e kërkojmë nga fillimi në fund këtë gjë. E kam thënë edhe më parë që po kalojmë një tranzicion. Ekip do ringrihet fizikisht dhe do jemi në rrugën e duhur”,- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat