Messi gjen golin e parë në kampionat

Futboll

Messi gjen golin e parë në kampionat

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 19:01
Messi gjen golin e parë në kampionat

Tre gola për fitoren e tretë radhazi në Ligue 1 për PSG-në, që mposhti 3-1 Nantes në “Parc des Princes” dhe vazhdon të marshojë drejt titullit, ndërsa vjen më fund goli i parë i Leo Messit në Ligue 1.

13 pikë ka shkuar diferenca me Lensin e vendit të dytë (ka luajtur një ndeshje më pak).

Kylian Mbappe gjeti golin që në minutën e dytë dhe u mendua se ekipi i Pochettinos do të niste goleadën, por fraksioni i parë i ndeshjes nuk prodhoi më gola.

Keylor Navas u bndëshkua me karton të kuq në mesin e pjesës së dytë. Skuadra mike mori zemër dhe barazoi sfidën në minutën e 76-të me anë të Kolo Mouani.

Pavarësisht inferioritetit numerik, PSG ndezi motorat dhe realizoi edhe dy gola të tjerë. Appiah realizoi një autogol qesharak (82’), dërsa Leo Messi vulosi triumfin e PSG-së me një realizim të bukur tre minuta nga fundi, duke gjetur golin e parë në kampionatin francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat