Kristian Vulaj - trim i ndeshjes, shqiptarët shokojnë Sutjeskën në Nikshiq 

Futboll

Kristian Vulaj - trim i ndeshjes, shqiptarët shokojnë Sutjeskën në Nikshiq 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 19:24
Kristian Vulaj - trim i ndeshjes, shqiptarët shokojnë Sutjeskën në Nikshiq 

Deçiqi nga Tuzi importon tre pikë që nuk maten as me ari, duke e mposhtur me rezultat 2:0 liderin e kampionatit malazez, Sutjetskën në Nikshiq. 

Lojë e madhe e djelmoshave të skuadrës shqiptare, trim i ndeshjes Kristijan Vulaj, i cili është shënues i dyfishtë.

Ai tregoi klasin e tij duke e shokuar Sutjeskën.

Deçiqi i shkakton humbjen e parë Sutjeskës pas 15 ndeshjeve.

Vulaj i çon tuzjanët në triumfin e gjashtë në kampionat me golat në minutën e 22-të dhe të 26-të.

Pas javës së 15-të në elitën e futbollit të Malit të Zi, Deçiqi renditet në vend të dytë me 25 pikë, ka 11 me pak se Sutjeska.

Skuadra nga Nikshiqi pas 11 fitoreve e 3 barazime, njoftohet me humbjen  e parë.

Festë e madhe në taborin e skuadrës shqiptare, e cila është në formën më të mirë. Tre pikë që i japin fuqi edhe më shumë për sfidat e radhës, një klub që ka president Pal Dreshajn.

Rezultatet
Podgorica - Jezero 1:0
Mornari – Rudari 0:1
Petrovac - Iskra 0:1
Zeta – Buduçnosti 0:0
Sutjeska – Deçiqi 0:2

Tabela

1. Sutjeska    15    11    3    1    23:6    36
2. Deçiqi    15    6    7    2    21:12    25
3. Buduçnosti    15    7    4    4    28:16    25
4. Iskra    15    7    4    4    19:15    25
5. OFK Petrovac    15    6    5    4    24:22    23
6. Mornari    15    5    5    5    12:14    20
7. Rudari    15    5    4    6    18:21    19
8. Podgorica    15    3    3    9    15:24    12
9. Jezero    15    3    2    10    8:21 11
10. Zeta    15    0    7    8    10:27    7

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat