Sterling dëshiron të transferohet te Barcelona

Futboll

Sterling dëshiron të transferohet te Barcelona

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 12:17
Sterling dëshiron të transferohet te Barcelona

Raheem Sterling raportohet se mund të ndryshojë skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas ''Sport'', reprezentuesi angleze ia ka bërë të qartë trajnerit, Pep Guardiola, se dëshiron të kalojë te Barcelona.

Sterling ka kërkuar kalimin në ''Camp Nou'', pasi nuk është pjesë e planeve të Guardiolas dhe po luan shumë pak minuta.

26-vjeçari po kërkohet nga katalunasit në formë huazimi për afatin kalimtar të janarit, por në marrëveshje të përfshihet opsioni i blerjes për në afatin e verës.

Raheem Sterling ka kontratë të vlefshme me “Qytetarët” deri më 30 qershor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat